Ndonëse as në seancën e gjashtë të mbajtur këtë të enjte nuk u bë konstituimi i Kuvendit, partitë politike mes vete vazhdimisht janë në konsulta me qëllim që sipas tyre t’i jepet një zgjidhje krizës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Edhe pse në kërkim të numrave, koalicioni PAN nuk do ta ketë mbështetjen e Alternativës për një marrëveshje mes tyre. Kryetarja e këtij subjekti tha të shtunën për Express se me të vetmit që janë në diskutime për çështje koalicioni, është Lëvizja Vetëvendosje dhe se qëndrimi i tyre politik nuk ndryshon nga ai që kanë pasur deri më tani.
“Ne fillimisht jemi duke u takuar me liderët e bllokut tjetër pra me ata të LAA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Po natyrisht ne takohemi në Kuvendin e Kosovës si deputetë të zgjedhur por biseda zyrtare për diskutime të mëtutjeshme kjo mbetet të shihet në javët në vijim për takime me bllokun tjetër. Nuk kisha dashtë me krijuar harmonizitet për takime për shkak se është e natyrshme me u taku edhe me ta për zgjidhje, por qëndrimet politike janë të tilla që diskutimi është që së pari të diskutohet dhe eksplorohen të gjitha mundësitë e ndërtimit të koalicionit në mes të LAA-së dhe Vetëvendosjes dhe natyrisht që pastaj duhet të bisedohet për tema të cilat përkasin me gjithë realitetin e Kosovës dhe tema që janë me peshë për Kosovën”, ka vlerësuar Kusari Lila.
Ajo është shprehur e bindur se nuk do të ketë takime në aspektin që të ndërtohet një koalicion me PAN-in, por gjithçka, vetëm diskutime në kuadër të procesit zgjedhor.
“Ne absolutisht në aspektin e diskutimin me zotin Veseli dhe Haradinaj nuk ka të bëjë kjo me çështje të ndërtimit të koalicionit pra mos të keqkuptohemi s’po flasim për mundësinë e takimit për koalicion, por nëse ka me pas takime atëherë këto takime kanë me qenë për mbarëvajtje të procesit të zgjedhor që po ndodh por qëndrimi politik është të paktën nga ana jonë Alternativa që nuk bisedojmë për koalicion me PAN-in në përbërjen që ata e kanë sot”, ka thënë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë