Mimoza Kusari e di kush mund ta ketë ndërmjetësuar sulmin ndaj saj

Kusari-Lila tha se gjatë diskutimeve me Policinë “i ka ardhur në mend se kush mund të jenë ata që kanë ndërmjetësuar” në një krim që siç e quan vet ajo “të pandodhur” ndaj saj.
“Mënyra dhe forma se si është synuar të përgatitet, duhet të kërkohen ata që e kanë iniciuar. Eseanca e zbërthimit të këtij krimi të pandodhur, është se kush ia jep të drejtën dikut ta eliminojë dikë të zgjehdur nga populli”, ka thënë ajo për RTK.
Kusari-Lila tha se nuk dëshiron të flasë shumë për rastin, pasi që dëshiron që me rastin të merret drejtësia.
“Konsideroj se është rast se mund të zbërthehet në mënyrë ekzakte. Ata të cilët e kanë iniciuar, e kanë bartur dhe ndërmjetësuar besoj se vendin e kanë prapa grilave. Por unë nuk dua të paragjykoj për ata që kanë ndërmjetësuar”, thotë ajo.
“Më ka ardh në mendje kush mund ta ketë ndërmjetësuar gjatë diskutimeve në Polici, edhe pse kjo nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kush e ka ndërmjetësuar, por kush e ka iniciuar një rast të tillë”, ka thënë ajo.



















































