Futbollisti nga Kosova, Milot Rashica po shkëlqen në ekipin turk Galatasaray.

Galatasaray mposhti kundërshtarin Kayserispor me rezultat të thellë 6 me 0 ndërsa në mesin e golashënuesve ishte dhe Rashica.


Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një gol të bukur prej 30 metra ndërsa në këtë ndeshje ka shkëlqyer edhe futbollisti argjentinas, Mauro Icardi.

341181743 187850066947973 7755372747368775913 n e1681561564637 Foto: Milot Rashica/Instagram

Dyshja e futbollistëve të ekipit turk kishin edhe një moment të veçantë me njëri-tjetrin teksa festonin shënimin e golave.

Rashica u pa duke e mësuar Icardin që të bënte shqiponjë me duar, i cili më pas ka festuar një nga golat e tij duke duke e bërë ata para tifozëve.

341286751 629351935677230 7802323834619214214 n e1681561595398 Foto: Mauro Icardi/Instagram

Këto imazh të dyshes duke bërë shqiponjën u shpërndan më pas edhe nga futbollistët në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram. /Telegrafi/