Milloshoski: Fshehja e marrëveshjes me Bullgarinë shqetëson qytetarët e vendit
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në një intervistë për TV Allfa, ka thënë se pushteti gabon që fsheh marrëveshjen me Bullgarinë dhe të njejtën duhet ta prezentojë para qytetarëve duke hapur debat të gjërë.
”Deputetët dhe qytetarët duhet ta marrin vesh përmbajtjen e marrëveshjen me fqiun tonë dhe gjithashtu të kenë kontroll në të gjithë marrëdhëniet e pushtetit me fqinjët tanë pasi nuk jemi të sigurtë se çka japim e çka marrim. Deputetët e Bullgarisë janë të njoftuar me përmbajtjen e marrëveshjes. Kërkoj që javën e ardhshme ky tekst të jetë para nesh dhe të diskutohet në Kuvend. Kemi dyshime serioze për përmbajtjen e marrëveshjes pasi besojmë se Qeveria i ka dhënë shumë më shumë Bullgarisë se sa ka marr prej tyre. Integrimet në BE dhe NATO nuk duhet të jenë kusht që shteti të dorëzoj territor apo qëndrime përballë fqinjëve.” tha mes tjerash Milloshoski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dje për këtë marrëveshje tha ”E kemi përmbyllur së bashku dokumentin me Bullgarinë për fqinjësi të mirë që ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve. Jemi munduar që të mbyllim fërkimet e përbashkëta si dy shtete dhe të mbyllim parregullësitë e komunikimit tonë zyrtar deri tani. Është arritur kompromis mes dy vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjes do të rris besimin mes dy shteteve. Kjo tregon se jemi serioz në qëllimet tona.” tha Dimitrov në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë.
Përndryshe, Milloshoski dhe Dimitrov kanë qenë ministria të Punëve të Jashtme gjatë pushtetit të kaluar që udhëhiqej nga partia e Gruevskit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare