Millatoviq: E inkurajoj dialogun në Shkup për ndryshimet kushtetuese që duhet t’i zbatoni
Mali i Zi është mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi mbështetës i fortë në rrugën tuaj evropiane. Unë inkurajoj dialogun që ekziston aktualisht në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese që ju duhet të bëni. Shpresoj se nga kjo do të dilni edhe më të fortë si shoqëri, thotë presidenti i ri malazez, Jakov Millatoviq në një intervistë për AIM.
Ai vlerësoi se në periudhën e kaluar vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, gjë që sipas tij është njohur nga Brukseli, i cili është përgjigjur në mënyrë të mirë duke e dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut me fillimin e hapit të parë të negociatave.
“Është e sigurt që ngjarjet në Ukrainë, pra agresioni rus kundër Ukrainës, e kanë zgjuar Brukselin që të fillojë të sillet pak më politikisht ndaj procesit të zgjerimit, dhe jo vetëm teknikisht, siç ka ndodhur shpesh deri tani. Është me të vërtetë e rëndësishme për të gjitha vendet tona nga Ballkani Perëndimor, dhe kjo është ajo që ka ndryshuar rrënjësisht në vitin e kaluar, që Brukseli e kuptoi se ai timon politik drejt Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm”, thotë presidenti malazez Millatoviq në një intervistë për MIA-n i pyetur se sa e rëndësishme është që në kuadrin e integrimit evropian, vendi të përfitojë nga rrethanat e reja gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë.
Në këtë pikëpamje, shton ai, “natyrisht, Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në atë rrugë, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se anëtarësimi ynë i plotë do të jepte përkrahje apo mbështetje të të gjitha vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor, dhe këtu, mbi të gjitha, kam parasysh edhe Maqedoninë e Veriut”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe