LAJMI I FUNDIT:

Milioneri gjerman i pasuruar me Bitcoin jep donacion për Të Gjelbrit në zgjedhje

Milioneri gjerman i pasuruar me Bitcoin jep donacion për Të Gjelbrit në zgjedhje

Zhvillues gjerman i softuerit i cili arriti pasuri nga Bitcoin, Moritz Schmidt i ka dhënë ambientalistëve të Partisë së Gjelbër një nga donacionet më të mëdha politike në historinë e vendit me shpresën se do të fitojë zgjedhjet kombëtare të këtij viti dhe të marrin parasysh ndalimin e monedhës dixhitale.

Schmidt dhuroi 1 milion euro që të Gjelbrit të fitojnë këtë muaj, pasi partia tradicionalisht merr vetëm shuma të vogla. Një dhuratë kaq e madhe është e rrallë në politikën gjermane. Partitë në vend marrin shumicën e fondeve të tyre nga detyrimet e anëtarëve dhe ndihma shtetërore bazuar me rezultatet e zgjedhjeve.


39-vjeçari nga qyteti verilindor Greifswald, i cili nuk ishte paraqitur më parë në ndonjë listë të donatorëve kryesorë politikë, tha se bleu Bitcoin me vlerë “disa mijë euro” në vitin 2011. Që nga ajo kohë, Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera në mënyrë të përsëritur janë rritur dhe janë ulur tek investitorët duke shpresuar të marrin një fitim të shpejtë.

A është e sigurt kriptovaluta?
Lexo po ashtu A është e sigurt kriptovaluta?

Vlera e një Bitcoin-i ka rënë nga mbi 64 mijë dollarë në rreth 50 mijë dollarë në dhjetë ditët e fundit.

Të Gjelbrit emëruan deputeten 40-vjeçare Annalena Baerbock si kandidaten e tyre të hënën për të pasuar udhëheqësen konservatore Angela Merkel si kancelare në zgjedhjet e 26 shtatorit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori