LAJMI I FUNDIT:

Milionerët që vendosën të kandidojnë për deputet të Kuvendit të Shqipërisë

Milionerët që vendosën të kandidojnë për deputet të Kuvendit të Shqipërisë

Cilët janë sipërmarrësit që kanë vendosur t’i bashkohen politikës, duke u renditur në listën e deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe arsyet që i nxitën të bëjnë këtë kthesë të madhe në karrierën e tyre? Cilat janë risitë që ata do të sjellin dhe a kanë frikë se do të zhgënjehen nga politika? “Monitor” ka intervistuar disa prej tyre, që kandidojnë në siglën e dy partive të mëdha, PS dhe PD…

Kanë kapur majat e biznesit, pa u ndihmuar aspak nga politika. Kanë mësuar të mbijetojnë e të rriten mes vështirësive dhe të përdorin nuhatjen atje ku u mungonin njohuritë apo informacioni dhe të jenë të parët që vrapojnë për të kapur risitë. Kjo i ka bërë më të fortë, të orientuar nga prakticiteti, shmangia e burokracive, zgjidhja e problemeve dhe më rezistentë ndaj të papriturave dhe rreziqeve, teksa në duart e tyre kanë qarkulluar me miliona.


Këtë përvojë disa sipërmarrës duan ta sjellin edhe në politikë, duke tentuar të ndryshojnë mentalitetin se si politikanët kanë vepruar në 25 vitet e fundit, për ta sjellë politikën më afër realitetit dhe biznesit.

Vullnet Sinaj, ideatori i rrjetit të supermarketeve Big Market; Ilir Ndraxhi, aksioner i kompanisë së plehrave kimike I.A.M janë në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.

Në listën e Partisë Demokratike, këtë vit, si hyrje të reja janë Agron Shehaj, administratori i kompanisë të qendrës së thirrjeve Intercom Data Service; Flamur Hoxha, sipërmarrës në industrinë tekstile. Agron Duka, sipërmarrës prej vitesh dhe Fuad Haxhiymeri, sipërmarrës në kompaninë e përpunimit të miellit Bloja dhe aksioner në Bankën Credins janë në listën e Partisë Demokratike, në kuadrin e aleancës me Partinë Agrare Ambientaliste.

Sipërmarrësit shprehen me idealizëm për kontributin që ata do të kenë në jetën politike të vendit dhe janë të bindur se nuk do të zhgënjehen, edhe pse mënyra si ka funksionuar politika në këto 25 vjet ka treguar se ka pak vend për idealistë. Përkundrazi, ata shpresojnë se do të arrijnë ta përmbysin këtë mentalitet dhe të sjellin në Kuvend një filozofi ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani.

“Biznesmenët e suksesshëm janë njerëz me ide. Po kështu, ata kanë ide për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndryshimin e situatës, për të luftuar burokracinë e korrupsionin”, thotë Vullnet Sinaj.
“Biznesi flet me fakte dhe shifra; jo me fjalë dhe slogane. Politika vepron me fasadën, biznesi me punën e kryer dhe faktin e thjeshtë”, pohon Agron Shehaj.

Agron Duka, i cili ka edhe më parë përvojë në institucionet shtetërore, tregon se “kur kam qenë ministër, me formim biznesmeni, jam përpjekur që në qeveri e Parlament të punoj për të harmonizuar platformën qeveritare dhe interesat e biznesit, për të mirën e zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Këtë qasje pritet të kenë sipërmarrësit e suksesshëm në politikë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori