LAJMI I FUNDIT:

“Milingona e Artë” shpall fituesit për arritjet e vitit 2015 (Foto)

“Milingona e Artë” shpall fituesit për arritjet e vitit 2015 (Foto)

Spektakli “Milingona e Artë” natën e mbrëmshme ka shpallur shqiptarët më të suksesshëm të vitit 2015 në Maqedoni.

Në një atmosferë festive me shumë të ftuar, spektakli i vetëm që shpërblen shqiptarët në Maqedoni për sukseset brenda një viti, ka zgjedhur më të mirët në secilën fushë për sukseset e tyre brenda dhe jashtë vendit, transmeton Telegrafi.

Për arritjen më të madhe në muzikë u shpërblyen grupi “Blla blla blla”, të cilët ishin në konkurencë me Adrian Gaxhën dhe Lindon Berishën, të cilët deri në fund ishin pretendentët kryesor për këtë çmim si artistët më të suksesshëm jo vetëm në Maqedoni.


arritja e vitit ne muzike - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 02

Qëndrim Rijani arriti të triumfojë në një konkurencë të fortë me aktorët Xhevdet Jashari dhe Luran Ahmeti në kategorinë “Arritja e vitit në artet e performuara- arti skenik”.

arritja e vitit ne artet performuara - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 01

Arritja e vitit në artet pamore: 

Nevzat Bejtuli Kica

Arritja e vitit në afirmimin e kulturës:

Teatri i Tetovës

Arritja e vitit në botime shkencore, letërsi dhe publicistikë:

Lindita Ahmeti

Arritja e vitit në media:

Lajmet – Alsat M

Arrtja e vitit në artet e performuara-muzikë serioze:

Shkëlzen Baftiari – Piano

Arritja e vitit në sport:

Jasin Rexhallari

Talenti i vitit:

Murat Zherka – Regjisor

arritja e vitit ne muzike klasike - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 03

arritja e vitit ne media - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 03

Veç kategorive me të nominuar “Milingona e Artë” ka ndarë edhe katër çmimet e nderit.

Remzi Nesimi, profesor dhe studiues i gjuhës shqipe, njëri nga figurat kryesore të mendimit shkencor dhe intelektual të shqiptarëve të Maqedonisë e më gjerë.

Grupi Telex, i përbërë nga djemtë shkupian, në vitet ’80 krijojnë muzikë e cila është pjesë e rëndësishme e mbamendjes tonë kolektive. Impakti i tyre ishte dhe është aq i madh sa breza të tërë muzikantësh i janë referuar dhe i kanë ndjekur. Konsiderohen si pionierët e rokut shqiptar dhe tejet unik me krijimet e tyre.

Zllatko Origjanski, kompozitor dhe muzikant, merr çmimin për afirmimin e arritjeve dhe kulturën shqiptare, çmim i cili çdo vit i ndahet një jo-shqiptari.

Fondacionit “Peshku i artë” këtë vit i ndahet mirënjohje për humanizëm.
Aktivistë të këtij fondacioni po ndërmarrin një nga nismat më humane e prekëse në shoqërinë tonë duke i plotësuar dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda./Telegrafi/

Mirnjohje - Remzi Nesimi - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 01 fondacioni peshku i arte - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 02 Telex - Milingona e Arte - foto Ridvan Slivova 03

Në trend Magazina

Më shumë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Magazina
Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Magazina
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Magazina
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka

Magazina
Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Magazina
Kalo në kategori