LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi Soros hyn në lojën e kriptovalutave

Miliarderi Soros hyn në lojën e kriptovalutave

George Soros ndryshon mendje për sa i përket kriptovalutave.

Bloomberg njofton, përcjell Telegrafi, se miliarderi i njohur ka dhënë aprovimin për përfshirjen e kapitaleve të veta në tregtimin e kriptovalutave.


Media në fjalë raporton se Adam Fisher, që mbikëyr investimet makro në New York, ndonëse do të duhet të kalojë edhe disa kohë derisa të nisin operacionet financiare.

Në muajin janar, Soros foli në Forumin e Davos ku deklaroi se kriptovaluta nuk mund të funksionojë.

Bloomberg shton se që nga komentet e Soros, Bitcoin u zhvlerësua me 41 për qind, por nuk është e qartë nëse këto të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën. Një shenjë tjetër për atë që po përgatitet nga Soros dhe fondet e tij që arrijnë në 26 miliardë dollarë është blerja e aksioneve të Overstock, e cila është shitësja më e madhe që pranon kriptovaluta. /Telegrafi/