LAJMI I FUNDIT:

Milevski: Bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një nga më të suksesshmit në rajon

Milevski: Bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është një nga më të suksesshmit në rajon

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski informoi se sot së bashku me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe kolegun e tij, ministrin e zhvillimit rajonal, Grozdan Karaxhov mbajtën fjalim para kryetarëve të komunave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat janë pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar.

“Bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve ka vazhdimësinë e saj dhe është ndër më të suksesshmit në rajon me realizim të plotë, qind për qind të fondeve nga Bashkimi Evropian. Në periudhën e dytë programore IPA kemi realizuar 73 ndërmarrje të përbashkëta në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë euro”, tha Milevski.

Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet komunave është i rëndësishëm për marrëdhëniet e përgjithshme të fqinjësisë së mirë.

“Nuk po flasim për politikë, po flasim për realizimin e projekteve konkrete”, theksoi Milevski.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Milevskit, është biseduar për programin e ri IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe për përfundimin dhe hapjen e pikës kufitare “Klepalo”, po ashtu me mbështetjen e IPA-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori