Milenkos i pengon flamuri kombëtar në zyrën e Xhaferit (Foto)

Nuk pritej të mungonte reagimi i Milenko Nedellkovskit, gazetarit kontrovers që shpesh ka pasur tendenca dhe fjalor të urrejtjes kundrejt shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni.
Milenko këtë herë ka reaguar për flamujt kombëtar në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
''Urime bashkëatdhetarë maqedonas, ju që votuat për LSDM-në. Urime. Ia arritët qëllimit. Hallall ju qoftë.'' ka shkruar Nedellkovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, Milenko Nedellkovski njihet si gazetar që përdor gjuhë të urrejtjes. Rasti më i rëndë është kur tha se i shumëzon me zero shqiptarët, homoseksualët dhe romët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































