LAJMI I FUNDIT:

Mile Janakievski dërgohet në burgun “Idrizovë”

Mile Janakievski dërgohet në burgun “Idrizovë”

Ish ministri i Transportit Mile Janakievski, sot pasdite është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku duhet të vuajë tre vjet e gjysmë burg për rastin “Titanik”.

Duke marrë parasysh se Janakievski për rastin ka qenë në arrest shtëpiak, nga Gjykata penale sqarojnë se nuk ka nevojë për akt referimi, por vetëm urdhër përmbarimor.


“Gjyqtari për zbatimin e sanksioneve ka lëshuar urdhër për paraburgimin e personit të dënuar, për të cilin kërkoni arrest shtëpiak deri në vuajtje të dënimit me burg, duke qenë se i akuzuari tashmë ishte në arrest shtëpiak në lëndën për të cilin Gjykata e Apelit tashmë ka nxjerrë aktgjykim të plotëfuqishëm”, njofton Gjykata themelore penale Shkup.

Lidhur me njoftimet e avokatëve të Janakievskit se do të kërkojnë që masat e paraburgimit që i ka mbajtur në të gjitha rastet e deritanishme t’i llogariten për dënimin në “Titanik”, nga Gjykata penale thonë se do të vendosin më tej.

“Për të gjitha kërkesat shtesë dhe propozimet e tjera të mbrojtjes, gjyqtari vendos për ekzekutimin e sanksioneve, nëse kërkohet ndërprerje, vendos Administrata e burgut, ndërsa nëse bëhet fjalë për rishikim të jashtëzakonshëm, vendos Gjykata e Lartë”, njoftojnë nga Gjykata penale.

Rasti “Titanik 1” ka të bëjë me krimet kundër zgjedhjeve dhe votimin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 dhe zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjykimi në shkurt të vitit 2022 filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, kur disa nga të pandehurit, përfshirë Mile Janakievskin, e pranuan fajësinë.

Janakievski është i vetmi që është dënuar me burg në rastin “Titanik”, pasi të hënën Apeli e pranoi pjesërisht ankesën e tij dhe ia uli dënimin nga katër e gjysmë në tre vjet e gjysmë.

Në vendimin e Apelit thuhet se i pandehuri dënohet me burgim të vetëm prej tre vjet e gjashtë muaj, ku llogaritet koha e paraburgimit nga data 14.11.2018 deri më 26.02.2019, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga 28 shkurt 2022 deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg.

Mbrojtja e Janakievskit ka paralajmëruar se do të kërkojë bashkimin e të gjitha paraburgimeve dhe përfshirjen e tyre në rastin e dënimit me burg. Janakieski është në paraburgim për më shumë se katër vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori