LAJMI I FUNDIT:

Milçin: Dëshpërim i madh, lufta për liri u ndërrua me korrupsion dhe nepotizëm

Milçin: Dëshpërim i madh, lufta për liri u ndërrua me korrupsion dhe nepotizëm

Profesori Vlladimir Milçin në emision debatues në “Al Jazeera” tha se “pushteti i ri i ndërroi prioritetet, përderisa protestonte kundër pushtetit të Gruevskit prioritete ishin shteti i së drejtës, liria, solidaritet që u ndërruan, një numër i madh i njerëzve që protestonin në rrugë tani janë të dëshpëruar”.

Sipas tij, pushteti i ri në vend se t’i përmbush premtimet nga koha kur ishte në opozitë, tani ballafaqohemi me korrupsion, klientelizëm dhe nepotizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se disa specifika kur bëhet fjalë për Maqedoninë, duke marrë parasysh se për pak kohë shteti e ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut, që nxiti reagimi të ashpra, edhe pse ekziston konsensus në vend rreth perspektivës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Ka një paradoks, njeriu që pengonte rrugën e Maqedonisë drejt Evropës, Nikolla Gruevskit, i cili ishte kryeministër, gjeti strehim në vend që është anëtar i NATO-s dhe BE-së”, tha Milçin./Telegrafi/