Rreziku nga zjarret mbetet dhe numri i tyre është ende shumë i lartë, ato i lodhin zjarrfikësit dhe të gjithë të tjerët që marrin pjesë në shuarjen e tyre çdo ditë, tha sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 26 zjarre në hapësira të hapura, dhe aktualisht ka një zjarr serioz në territorin e komunës së Strugës, në zonën e fshatrave Lokov dhe Burinec.


"Ky është një zjarr pyjor ku digjet kryesisht pyll me cilësi të ulët, në disa vende shkurre dhe gjemba, por ekziston rreziku që të depërtojë edhe në pyll cilësor, prandaj kemi shqyrtuar mundësinë e përdorimit të një helikopteri. Megjithatë, në orët e ngrohta të ditës, përdorimi i helikopterit është i kufizuar.

Disa ekipe të Pyjeve Kombëtare janë dërguar në vendngjarje dhe po përpiqen të marrin informacione më të sakta se si do të vihet nën kontroll ky zjarr", informoi Angellov.

Ai theksoi se vonë mbrëmë kishte një situatë dramatike në territorin e komunës së Bogovinës, në zonën e fshatrave Urviç dhe Jellovjan, ku zjarri, i cili po zbriste mbi fier dhe bar të thatë, në një lartësi prej rreth 1.400 metrash, iu afrua fshatit Jellovjan./Telegrafi/