AC Milan kanë si objektiv forcimin e skuadrës që nga afati kalimtar veror, dhe atë me emra të mëdhenj të futbollit.

Gjiganti italian po pret vetëm ndërrimin e pronësisë së klubit dhe pastaj do të hidhet fuqishëm në afatin kalimtar duke provuar të transferoj futbollistë me emër në Evropë.


Sipas Corriere dello Sport, Rossonerët kanë në shënjestër sulmuesin e Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe atë të Lazios, Keita Balde, si transferime ideale për të forcuar sulmin e tyre në verë, përcjell Telegrafi.

Reprezentuesi i Gabonit  Aubameyang ka zbuluar dëshirën e tij për t'u larguar nga skuadra gjermane këtë verë, dhe Milan mund të mposht Real Madridin në garën për nënshkrimin e tij.

Milani gjithashtu vështrojnë sulmuesin 21-vjeçar të Lazios, Keitan, i cili është duke e pasur sezonin e tij më të mirë deri më sot për klubin nga Roma, me shtatë gola në 19 paraqitje në Serie A.

Megjithatë, vlen të theksohet se transferimi i Aubameyangut do t’i kushtonte më së paku 70 milionë skuadrës italiane, ndërsa Keita vlerësohet rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

auba

telegrafi sport app