Milani pritet të rifillojë stërvitjen deri të premten e ardhshme pasi lojtarët e tyre përgatiten të kalojnë testin e coronavirusit.

Klubet e Serie A mund të rikthehen në punë nga e hëna (nesër), pasi qeveria italiane vendosi të pranojë kërkesën e klubeve dhe federatës.


Shumë klube italiane tashmë kanë zyrtarizuar rikthimin në stërvitja nga 4 maji si Roma, Parma, Sassuolo dhe Bologna, ndërsa tani edhe Milani po bën planin.

Sipas mediumeve Tuttomercatoweb dhe Calciomercato.com skuadra e Milanit së pari do të testohet për Covid-19 para rikthimit në stërvitje.

Testimi duhet të zgjasë deri të martën, përpara një rikthimi në stërvitje të enjten ose të premten e javës së ardhshme.

Tani për tani, stërvitjet në Milano do të kufizohen në seanca individuale në fushat në natyrë.

Edhe Interi dhe Napoli u raportua se tashmë janë duke u përgatitur për t’i kthyer stërvitjeve nga java e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app