Giacomo Bonaventura është në negociata për ta zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në qershor të vitit 2022.

Mesfushori ka kontratë me klubin deri në vitin 2020, por kohët e fundit ka pasur interes nga klubet jashtë Italisë.


Ai po luan edhe me Italinë prej se Roberto Mancini është trajner dhe kuqezinjtë janë të shqetësuar se vlera e tij do të rritet në treg.

GiacomoBonaventuraItalyvSpainFIFA2018rsQ5KtIIrOll

Mesfushori që njihet me nofëkn 'Jack', është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Gennaro Gattusos.

Ai është i aftë të luajë në shumë pozita të mesfushës apo edhe te rolet sulmuese.

i 1

Sipas La Gazzetta dello Sport, bisedimet do të fillojnë dhe do t’i ofrohet dy vjet kontratën me një pagë të përmirësuar.

Bonaventura u bashkua nga Atalanta në vitin 2014 për 7 milionë euro, vetëm pak minuta pasi Interi kishte hequr dorë nga blerja e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app