Skuadra italiane Roma rrezikon që të mbetet edhe një vit tjetër jashtë Ligës së Kampionëve.

Mbetja jashtë ‘Championsit’, do të sillte shumë probleme te Giallorosët të cilët mund të mbesin pa disa nga lojtarët kryesorë.


Qendërmbrojtësit anglez Chris Smalling i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se do të nënshkruajë kontratë afatgjate vetëm nëse arrihet pozita e katërt.

GettyImages 1191948379 Chris Smalling. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ndërkohë është Milani që po interesohet për transferimin e dy futbollistëve të skuadrës kryeqytetase.

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët janë të interesuar për transferimin e Chris Smalling dhe Cengiz Under.

GettyImages 1194763837 Cengiz Under. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Për Smalling, Milani ka gati 20 milionë euro për t’i ofruar Manchesterit që zotëron kartonin e lojtarit, ndërsa për sulmuesin turk 40 milionë.

Milani aktualisht zë pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë, ndërsa Roma të pestën me 39 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app