LAJMI I FUNDIT:

Milani mund të marr një përforcim të madh – Paratici mund të punojë nga qershori 2025

Milani mund të marr një përforcim të madh – Paratici mund të punojë nga qershori 2025

La Repubblica dhe La Stampa shkruajnë se Milani po konsideron të punësojë ish-drejtorin e Juventus dhe Tottenham, Fabio Paratici, pasi dënimi i tij të përfundojë më 30 qershor 2025.

Ka raportime në rritje se ish-drejtori i Juventusit, Paratici, mund t’i bashkohet Milanit vitin e ardhshëm pas përfundimit të një dënimi 30-mujor që e largoi atë nga Tottenham inë 2023.

Drejtori italian më vonë u lejua nga FIFA të mbulonte poste më pak të rëndësishme në botën e futbollit, me përgjegjësi të reduktuara deri në fund të dënimit të tij në 2025.


Siç theksohet nga La Stampa dhe më pas La Repubblica, ata e kanë lidhur 52-vjeçarin me Milanin për sezonin 2025-26.

Media italiane shton se kontrata e Geoffrey Moncada, shefit aktual të zonës teknike të Milanit, përfundon më 30 qershor 2025 dhe nga e njëjta datë, Paratici do të lejohet të marrë një rol të ri për çdo klub futbolli.

Prandaj, pronarët e RedBird të Milanit thuhet se po mendojnë të punësojnë Paraticin si drejtorin e tyre të ri sportiv ose shefin e zonës teknike.

Drejtori i Milanit: Mora kërcënime me vdekje kur e shita Tonalin tek Newcastle
Lexo po ashtu Drejtori i Milanit: Mora kërcënime me vdekje kur e shita Tonalin tek Newcastle

Milani aktualisht është pa një drejtor sportiv pasi personi i fundit që mbulon këtë rol, Antonio D’Ottavio, u largua së fundi nga klubi, thuhet për mosmarrëveshje me këshilltarin e RedBird, Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Premier League
Kalo në kategori