Milani mposht Venezian dhe ruan shpresat për kupat evropiane

Milani ka arritur një fitore të rëndësishme të dielën në kuadër të javës së 34-t të Serie A, duke mposhtur Venezian 2-0 në udhëtim.
Golin e parë për Milanin e shënoi Cristian Pulisic në minutën e pestë, ndërsa Santiago Tomas Gimenez realizoi golin e dytë në minutën e 96-të.
Gjatë ndeshjes, skuadra e Venezias pati një gol të anuluar, kur mesfushori John Yeboah e shënoi një gol në minutën e 34-të, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e nëntë me 54 pikë, duke luftuar për të siguruar një vend që dërgon në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Venezia, me vetëm 25 pikë në vendin e parafundit, rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Në xhiron e ardhshme, Milani do të ndeshet me Genoan, ndërsa Venezia do të luajë me Torinon. /Telegrafi/









































