Milani mjaftohet me një pikë

Ishte një gjysmë e parë e qetë sa u përket shanseve për të shënuar nga të dyja palët.
Pellissier pati shansin më të mirë për të realizuar për vendasit, porse fillimisht Lopez e pastaj Antonelli, penguan pësimin e mysafirëve.
Nga ana tjetër, Rossonerët nuk mund të lëvdohen për paraqitjen e tyre në gjysmën e parë, me goditjen e Destros me kokë si shansin e tyre më të mirë.
As në fraksionin e dytë të zgjedhurit e Pippo Inzaghit nuk arritën të tregoheshin kundërshtar i rrezikshëm, ndërkohë që vendasit vazhdonin të krijonin raste dhe ta mbanin të angazhuar portierin Lopez.
Nga minuta e parë në këtë sfidë luajti mesfushori shqiptar i Chievos, Përparim Hetemaj.
Milani është i nënti në tabelë me 34 pikë të fituara pas 25 javësh. Ky pozicionim mund të ndryshojë nëse skuadrat poshtë kuqezinjve regjistrojnë fitore.
Sa i përket Chievos, kjo pikë do t’i shërbejë në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/




















































