Milani merr një pikë në frymën e fundit ndaj Spalit

Milani ka barazuar në fund në udhëtim te Spali me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Rossonerët kanë humbur mundësinë ideale për t’u ngjitur në tabelë pasi nuk kanë arritur më shumë se një barazim ndaj Spalit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Milanit dhe raste të krijuara, por golat u shënuan nga vendasit.
Spali kaloi në epërsi 1-0 me anë të Mattia Valoti (13’), ndërsa Sergio Floccari shënoi një supergol në minutën e 30-të për 2-0.
Milani arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 37-të me anë të Hakan Calhanoglu, por goli u anulua si i parregullt, ndërsa nga minuta e 43-të Spali mbeti pa një lojtar pas përjashtimit me të kuq të Marco D'Alessandro.
Në pjesën e dytë, Milani ishte superior shkaku edhe i epërsisë së një lojtari dhe pas shumë përpjekjeve arritën ta shënojnë dy gola dhe ta marrin një pikë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 79-të me anë të Rafael Leao, i cili shënoi për 2-1, ndërsa Francesco Vicari (90+) shënoi autogol dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Spali në vendin e 19-të me 19 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Spali udhëton te Sampdoria. /Telegrafi/
https://twitter.com/bolanaredeof/status/1278425537950691328















































