Milani është futur në garë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, pasi kërkojnë sulmues që garanton gola. 

Sipas Tuttosport, anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, mbetet një ëndërr, por Milani mbetet në kërkim të një sulmuesi që shënon 15-20 gola në Serie A.


Dzeko është kandidati më i fuqishëm, pasi Patrick Cutrone, Nikola Kalinic dhe Andre Silva, nuk po arrijnë të shënojnë shumë, pasi deri më tani kanë shënuar nëntë gola.

dzeko 1 e1492265504304 Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

Gazeta shkruan se Roma ka nevojë të shes lojtarë, pasi nuk po arrin t’i ketë fondet e nevojshme, ndërsa Milani mund ta shes Kalinicin për 25 milionë euro.

Milanui pritet t’i ofrojë boshnjakut një pagë prej 4.5 milionë euro, duke e bërë të tretin më të paguar në klub.

Më shumë se ai do ta kenë pagën Gianluigi Donnarumma me 6 milionë euro dhe Leonardo Bonucci me 8 milionë euro.

bonucci1 e1508066982339 Bonucci më i paguari

Dzeko, ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea këtë afat, por transferimi nuk u krye.

Ai këtë sezon ka shënuar 14 gola në 32 ndeshje./Telegrafi/

telegrafi sport app