LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe Napoli luajnë baras në derbin e javës

Milani dhe Napoli luajnë baras në derbin e javës
Milan - Napoli (Photo by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani dhe Napoli kanë luajtur baras 1-1 në takimin derbi të vlefshëm për javën e 13-të në Serie A.

Rossonerët dhe Azzurrët nuk kanë arritur të marrin asnjëra fitoren në këtë ndeshje duke shkuar në tri, respektivisht katër ndeshje pa fitore.

Pjesa e parë e takimin u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të gjejnë edhe nga një gol.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Hirving Lozano, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 0-1.

Festa e Lozanos me Elseid Hysajn (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani arriti të kthehet në lojë pas vetëm pesë minutave me anë të Giacomo Bonaventura, i cili shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua gjithashtu lojë e barabartë nga të dyja skuadrat që qarkullonin mirë, por pa arritur të krijojnë diçka konkrete.

Kështu pas 90 minutave lojë dy skuadrat u deshën të kënaqen me nga një pikë nga barazimi 1-1.

Bonaventura shënoi një gol të bukur nga distanca (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Napoli e sheh veten në pozitën e shtatë me 20 pikë, ndërsa Milani renditet i 13-ti me 14 pikë.

Në takimin e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Parma, ndërsa Napoli e pret Bolognan. /Telegrafi/

https://twitter.com/semo33x/status/1198294489758085121

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori