Kuqezinjtë dhe Adidas u ndërlidhën të bashkëpunojnë me sistemin MiCoach Elite, teknologji inovative e cila u lejon trajnerëve në kohë reale të kontrollojnë punën e gjithë lojtarëve. Ky sistem po ashtu ka opsione të shumta si matja e ritmit të zemrës, performancës reale të shpejtësisë, lodhjes së futbollistëve.

Futbollistët do të stërviten me bluza specialisht të dizajnuara në të cilat do të jenë të integruar çipe dhe çdo përfaqësues i shtabit milanez në mënyrë virtuale nëpërmjet kompjuterit do të jetë në gjendje të kontrollojë të gjitha informatat në lidhje me gjendjen fizike, kush sa kilometra ka vrapuar, shpejtësia e ritmit të zemrës, si dhe shumë parametrave rreth shëndetit të futbollistëve.


"Ne jemi skuadra e parë e cila do të përdorë këtë teknologji. Me të vërtetë mburremi me bashkëpunimin tonë me Adidas. Kjo teknologji tani për tani do të përdoret vetëm gjatë stërvitjeve tona, për shkak se FIFA nuk lejon diçka të tillë në ndeshjet zyrtare", ka deklaruar Adriano Galliani. /Telegrafi/

telegrafi sport app