LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Vehbi Kajtazin e “kërcënoi” gazetari i RTK-së

Milaim Zeka: Vehbi Kajtazin e “kërcënoi”  gazetari i RTK-së

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj kërcënimeve të kryeministrit Mustafa ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ai në një shënim në Facebook, thotë se raste të tilla duhet të paraqiten në polici, dhe se sipas tij, është bërë epidemi e gazetarëve që rastet e tilla t’i bëjnë të mëdha.


Postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

“Vehbi Kajtazin e ka “kercenuar” gazetari i RTK-se?!

Ky shkrim le te mirret si humor i zi

Sot u dha nje lajm, qe eshte lajm, dhe nje lajm qe nuk eshte lajm, ose qe mundet me qene rren (genjeshter).

Lajmi se vellai i kryeministrit kishte kerkuar azil ne dy vende te Bashkimit Evropian, perbente lajm. Lajmi se Isa Mustafa, permes viberit, e ka kercenuar kolegun Kajtazi, as nuk eshte lajm, as nuk duhet te merremi me “lajme” te tilla.

Po me duket sikur eshte bere nje epidemi e disa gazetareve qe ti publikojne keto biseda. I njejte ishte lajmi per ish ministrin Hoxha, ku pati tendenca qe rasti te dergohet edhe ne shoqaten e gazetareve, per nje denim publik.

Imagjinoni ju lutem se sa kercenimet, madje edhe publike, i kam marre pas berjes publike te listes me ata qe eventualisht do te akuzohen nga Gjykata Speciale. Lloj-lloj kercenimesh, fyerjesh, sulmesh fizike, po pikerisht per kete e ndieja veten gazetar.

Imagjinoni sikur ne kete “kercenim” te del qe eshte perfshire Gezim Bimbashi i RTK se. Ai flet identik sikur Isa Mustafa. Flet identik sikurse une. Me nje rast, ne Univerzitetin AAB, kishte nxjerre disa profesor per kafe, duke me imitu. Ne mesin e tyre edhe Rrahman Rrahman Paçarizin, E disa te tjere.

Rastet e tilla nuk publikohen, po paraqiten ne polici, nese konsiderohen serioze. Kercenimi i kryeministrit, apo ndonje politikani tjeter, nuk duhet marre seriozisht, perpos si nje vertetim te punes tone te mire si gazetare.

Edhe Meuci na kercenoi te gjitheve, madje publikisht, edhe nuk u bs nami, madje pati shume pak reagime!” (sic) ka shkruar Zeka në facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Kalo në kategori