LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka akuzon rëndë AKI-në

Milaim Zeka akuzon rëndë AKI-në

Gazetari Milaim Zeka thotë se ka informacione të sigurta se Agjencia Kosovare e Inteligjencës është e implikuar në vrasjen e individëve të caktuar. Madje, thotë se kësaj agjencie i është kërkuar edhe futja e emrit të tij në listën e bashkëpunëtorëve të UDB-së.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, thotë se për akuzën e rëndë publike ndaj AKI-së është në gjendje të jap dëshmi përpara gjykatës, transmeton Telegrafi.

“Tërë fakte i jap publikisht, që AKI-ja është përzie në gjana që rrezikojnë jetën e një qytetari, në rastin konkret të një njeriu publik, të një gazetari…”, thotë Zeka.


Postimi i plotë i Milaim Zekës:

“Kur shteti i Kosovës pergatit njerëz për me vra njerëz

Para disa diteve, një koleg i imi gazetar, njeri shumë serioz, dhe i mirë informuar, me tregoi diçka, që personalisht më ka lënë pa mend. Informacionin që ai ma dha, e kisha marrë edhe permes kanaleve të tjera, mirëpo ajo qe ky koleg më tregoi, ishte vetëm konfirmimi i nje krimi të mirë organizuar nga vetë shteti i Kosoves, permes Agjencisë Kosovare të Intelegjencës. Kam degjuar për Gruevskin, që kishte krijuar nje Agjenci te ngjashme, me në krye Sasha Mihajlkovin, vetëm për t’i ndjekur kundershtaret politikë, dhe për t’i shantazhuar ata. Kam dëgjuar, dhe kam lexuar mijera dokumenta, që Sali Berisha kishte ndertuar një Agjenci të tillë, me ish shefin e tij të Shërbimit Informativ, Gazideden, i cili me nje anë takonte Arkanin e në anën tjetër burgoste e ndiqte të gjithë patriotët më të ndershëm të Kosovës. Madje, po ai Sherbim, ka zhdukur edhe Remzi Hoxhen. Kam degjuar dhe kam lexuar, se kryesori i atij Sherbimi, dhe furnizuesit kryesor te atij aparati vrases, kane qenë Bujar Bukoshi dhe kryeministri aktual, Isa Mustafa, per te cilet ka folur Fatos Klosi dhe që keta kurrë nuk e kane demantuar.

Ama, qe shteti im, Kosova ime e mjerë, e gjakosur deri ne palcë, dhe e ndihmuar deri ne qiell nga NATO dhe Bashkimi Evropian, bashkë me SHBA, per tu krijuar si shtet, të mund të krijojë Agjenci te tillë vrastare, une nuk e kisha besuar kurrë.

Ku e mbeshtes kete akuze kaq te rende publike, per të cilën jam i gatshem te jap deshmi perpara cfaredo Gjykate per faktet qe i posedoj?! Trë fakte i jap publikisht, qe AKI-ja eshte perzi ne gjana qe rrezikojne jeten e nje qytetari, ne rastin konkret te nje njeriu publik, te nje gazetari, dhe jo vetem kaq, po te nje njeriu qe krejt jeten e ka çu ne sherbim te lirise se mendimit, dhe luftes per te drejtat kombetare te shqiptareve, po edhe te drejtat univerzale te njeriut ne bote.

1. Nje zyrtar i larte i AKI se, vjen nje dite, para dy viteve, edhe me thote qe segmente te ndryshme politike, na kane kerkuar qe te fusim emrin tend si “bashkepunëtor te UDB-es, se gjoja ju keni qene informator i ish punetorit te UDB-es se atehereshme, Jonuz Loshit”!

Jonuz Loshin, kurrë ne jeten time nuk e kisha takuar, dhe kurrë ne jeten time nuk kisha biseduar me te. U çova me dy shoke te mi e shkuam ne Mitrovice tek dhendrri i tij, nje luftetar i madh i UCK se, edhe e lutem te na qonte tek shtepija e Jonuz Loshit. Jonuzi ishte vetem dy metra larg nesh, duke shikuar televizor, por qe une nuk e njihja. Erdhi ne tavolinen tone, edhe u betu ne koken e djalit te vetem qe kishte, se kurr emrin tim, nuk e kishte permendur ne asnje rrethane.

2. Raporti i perpiluar nga AKI ja per rastin e Kumanoves, me implikon mu, pa asnje fakt, pa asnje deshmi.

3. Dhe me e tmerrshmja, ky Agjencion, sipas deshmise te kolegut tim, po edhe te shume njerezeve te tjere, ka bere nje raport rreth Gjykates Speciale, raport te cilin ia kane dorezuar Kryeministrit Mustafa, dhe presidentit Thaqi, ku sipas AKI se, une “qenkam njeri prej atyre njerezve te mundeshem që do te akuzohem nga kjo Gykate, por qe tani, sipas raportit, per me shpetu veten time, qenkam kthyer ne bashkepuntor te Gjykates”! Njerezit e informuar per keto marifete te AKI se, po mi shpjegojne keto sende, të cilat po me perputhen me tymnajen e nje Doktori te nisur menjehere pas publikimit nga ana ime te listes të atyne që kanë me u arrestu prej Gjykatës Speciale, për të cilën doktori me dosta të tij edhe ne AKI por edhe ne krye të këtij shteti, po rrejnë e po thojnë gjithashtu që e kam perpilu vetë.

E para, kurrë ne jeten time, nuk kam dhene asnje informacion tek nderkombetaret per dikend, sepse, e para nuk di cfare te jap, dhe e dyta, une jam gazetar, dhe nje gazetar i mire, zakonisht vetem merr informata, po nuk jep.

E treta, a e kupton kjo Agjenci, që të shkruash nje raport te tillë kunder nje personi, do te thote qe te besh thirrje per vrasjen e ketij personi?!

Nese AKI ja eshte krijuar per vrasje te deshmitareve, per perndjekjen e tyre, per pergjimin e tyre, per shntazhimin e tyre, une iu uroj suksese, ama mos te bejne krime per njerez qe lidhje nuk kane me këto punë, pasiqë ne fund të fundit, çdo dokument, e çdo dëshmi mbetet dikund. Koha ka me e vertetu se kush jane deshmitaret e Gjykates Speciale. Koha ka me e deshmu, se pikerisht kjo Agjenci, ka dhene mijera dezinformacione tek sherbimet e huaja, për me mbulu krimet ne Kosove, sidomos krimin ekonomik, dhe ate politik te mbasluftes. Jam i bindur, që shume njerez te politikes ne Kosove, te pozites dhe opozites, bashke me disa njerez te kesaj Agjencie, kane per t’u pergjigjur nje dite perpara drejtesise te Kosoves, e në mos para asaj të Kosovës, para Zotit gjithsesi” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori