Adem Mikullovci, në Kosovë njihet si aktor. Por, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 2 korrik 1990.
Tani, Mikullovci është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Si deputeti më i vjetër, ai së bashku me deputetin më të ri të përbërjes së ardhshme të legjislativit do të drejtojnë seancën e parë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.
Në një bisedë të shkurtë për Radion Evropa e Lirë, Adem Mikullovci beson se Vetëvendosje do të formojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe përjashton çdo mundësi që ai ta votojë ndonjë kandidat për kryeministër nga subjektet tjera politike.
“Unë pres që gjithsesi të kalohet ky ngërç sepse duhet të formohet Qeveria e re dhe të vazhdojë punën Kuvendi në përbërjen e legjislacionit të ri. Besoj shumë që PAN-i nuk do t’i ketë votat, nuk do ta formojë Qeverinë. Qeverinë do ta formojmë ne si partia më e votuar, me numrin më të madh të deputetëve, pa koalicion me askënd. Kështu që pres që pas disa ditësh, Presidenti i Kosovës ta emërojë Albin Kurtin si kryeministër, si kandidatin më të votuar dhe Kurti ta formojë Qeverinë e re”, tha ai.
I pyetur se a do të votojë Haradinajn për kryeministër, Mikullovci tha “Unë nuk po kuptoj si ka mund të lakohet emir im në media. Por, them se unë jam aktor dhe kam profesion të studioj karakteret e njerëzve, psikologjinë e njerëzve, qëndrimet e njerëzve, dhe njerëzit më pa karakter, më të ndytë, hiena, qentë e luftës janë ata njerëz që kërcejnë nga një parti në tjetrën sipas nevojës të rastit për përfitime personale. Mund të ndodhë gjithçka në jetë, por një nuk mund të ndodhë, që unë të votoj për PAN –in, pra të ndërroj ideologjinë time. Pse iu kam bashkëngjitë unë Vetëvendosjes – për me qenë pjesëtarë i një partie që po vjen, që do të sjellë ndryshime për të mirë, dhe këto ndryshime do t’i sjellë Vetëvendosja”.
Mikullovci tha se nuk është i gatshëm të ndërmjetësojë në negociata në mes partive politike rreth koalicioneve të reja.
“Jo. Pse të përzihem unë në mes tyre. Ata kanë bërë koalicione krye më vete. Ata i kanë programet e veta, planet e veta. Ne si Vetëvendosje nuk kemi nevojë fare të përzihemi në marrëveshjet e tyre, në planet e tyre. Ne e kemi programin tonë 40 pikësh, të cilin e ka paraqitur Albin Kurti dhe Vetëvendosje për Qeverinë e re, dhe absolutisht nuk ka nevojë që unë të përzihem në punët e tyre”. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania