LAJMI I FUNDIT:

Miku i Morinës reagon ndaj heshtjes së opinionit publik për arrestimin e tij: I la privilegjet e tij dhe vendosi t’i bashkohej luftës  në Kosovë

Miku i Morinës reagon ndaj heshtjes së opinionit publik për arrestimin e tij: I la privilegjet e tij dhe vendosi t’i bashkohej luftës  në Kosovë

Miku i ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, Gurakuq Dobruna,  ka reaguar ndaj këtij arrestimi i cili është bërë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke u bazuar në një njoftim të Interpolit, nga shteti serb.

Ai tha se Tomori njihet në qytetin  e Gjakovës si legjende urbane dhe djalë që bënte një jetë solide.

“Tomor Morina po qëndron ende i mbyllur në Maqedoni, sepse atë e kërkon Serbia. Opinioni publik në Kosovë nuk reagon. Pse? Sepse 20 vite e fundit në Kosovë është shkruar një histori vetëm për një grup luftëtarësh të cilët i janë futur politikës si biznes, janë thurur mite të qena e të paqena për ta, ndërsa shumë luftëtarë të pashoq i kanë hedhur margjinave duke u frikësuar se mos ata po ju marrin famën. E kush është Tomori? Ai njihet në qytetin  e Gjakovës si legjende urbane. Djalë që bënte një jetë solide për kohën. Me kushte relativisht të mira financiare, me shoqëri pa fund rreth e rreth Evropës, i hareshëm dhe karizmatik në çdo ambient ku gjendej. Shok besnik dhe i papërmbajtshëm ndaj çdo padrejtësie. Por njëkohësisht i edukuar me frymë atdhedashurie”, ka thënë miku i Tomorit.


Sipas tij, Tomori i la të gjitha privilegjet që shumëkush ia kishte lakmi në atë kohë dhe ndër djemtë e parë nga Gjakova që vendosi t’i bashkohej luftës.

“Shkuarja e tij në luftë frymëzoi në atë kohë me qindra të rijnë nga qyteti për t’u mobilizuar dhe t’i bashkohen Tomorit. Atij në këtë rrugë iu bashkëngjiten edhe dy vëllezërit e tij, Miloti që erdhi nga Gjermani dhe Batoni që ishte vetëm 16 vjeç. Tomori është nga ata djem që nuk kishte shkuar me bo foto në luftë. Qëndroi vetëm nëpër vijat e para të frontit, bashkë me shokët e tij nga qyteti i Gjakovës, të cilët përbënin ‘Njësitin për Intervenime të shpejta’. Nuk ka fshat në Dukagjin ku nuk kishte luftuar deri në fund edhe në thyerjen e kufirit në Koshare. Lufta mbaroi, dhe siç i ka hije një luftëtari shembullor, iu kthyer familjes dhe shoqërisë’, ka shkruar ndër të tjera Dobruna.

Ai në përshkrimin e personalitetit të Tomorit, tha se ai nuk u fut asnjëherë rrugës së politikës, sepse mendonte se për politikë janë njerëzit me shkollime superiore që duhet të merren.

“Ai kurrë nuk përdori fjalën UCK për ndonjë privilegj. Asnjëherë…edhe pse e kishte autoritetin aq të lartë në qytet. Përkundrazi refuzoi kategorisht “oferta” të tilla.  Tomori nuk u fut as rrugës së politikës, sepse mendonte se për politikë janë njerëzit me shkollime superiore që duhet të merren. U nis për Londër dhe iu përkushtua punës dhe familjes.  …por kësi lloj profili të luftëtarëve, mediat, opinioni publik, politikanët…nuk i njohin më. Mitet për luftën i kanë krijuar tashmë 20-30 persona që i shohim çdo natë nëpër studiot televizive.  Ky është Tomori nga Gjakova. Gjakova e shumë luftëtarëve dhe heronjve. Gjakova pa asnjë gjeneral lufte”, përfundoi shkrimin e tij në rrjetin social në Facebook, Gurakuq Dobruna.

Ndryshe, për arrestimin e Tomor Morinës kanë reaguar institucionet e vendit dhe shoqëria civile.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky ndalim është shembull i keqpërdorimit politik që Serbia bën me sistemin e flet-arrestit.

Ndërsa, shoqëria civile pranë zyrës për krime të luftës në komunën e Gjakovës ka shprehur shqetësimin e saj për arrestimin e luftëtarit të lirisë, Tomor Morina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori