LAJMI I FUNDIT:

Mijëra kriminelë rusë falen pasi kryen shërbimet si mercenarë të Wagnerit në Ukrainë

Mijëra kriminelë rusë falen pasi kryen shërbimet si mercenarë të Wagnerit në Ukrainë

Mbi pesë mijë kriminelë janë falur pasi kanë përfunduar kontratat e tyre për të luftuar në Ukrainë, tha të shtunën Yevgeny Prigozhin.

Reklama

Grupi mercenarë Wagner, i përbërë fillimisht nga veteranë të forcave të armatosura ruse, mori një rol shumë më të spikatur në luftën e Ukrainës pasi ushtria ruse pësoi një seri humbjesh vitin e kaluar.

Prigozhin rekrutoi mijëra burra nga burgjet, duke u ofruar atyre mundësinë e lirisë në këmbim të shërbimit në disa nga betejat më të rrezikshme në Ukrainë.

“Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz janë falur pas përfundimit të kontratave të tyre me Wagnerin”, tha aleati i Vladimir Putinit.

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë
Lexo po ashtu Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Ai tha se vetëm 0.31 për qind e të falurëve pasi kryen shërbimet ndaj Wagnerit kishin vazhduar jetën aty ku e lanë – të kryenin krime.

Kujtojmë se njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka treguar në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë.

Ai ishte aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur një hartë, ku ka shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Evropa
Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Evropa
Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Evropa

"Mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas", rusët që nuk duan të luftojnë, gëzohen kur arrestohen nga Ukraina

Evropa
Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Evropa
Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Amerika
Kalo në kategori