LAJMI I FUNDIT:

Migrimi ilegal, sfidë me të cilën po përballet Maqedonia

Migrimi ilegal, sfidë me të cilën po përballet Maqedonia

“Edhe pse rruga e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor është e mbyllur, megjithatë përmes kanaleve kontrabanduese qindra emigrantë çdo ditë e kalojnë kufirin e Maqedonisë dhe nisen drejt BE-së. Ende ka rreziqe të sigurisë nga një valë e re eventuale e emigrantëve nëpër rrugët e vjetra, si dhe hapje e të rejave”.

Këtë e theksuan pjesëmarrësit në Sesionin e tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MK) që u mbajt sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, tha se Maqedonia para dy viteve u përball me sukses me valën e madhe të emigrantëve nga Lindja e Afërt, të cilën vendet e rajonit e njohën si korridori tranzit, por se sfida nga vala e re e emigrantëve nuk është tejkaluar tërësisht.

Reka shtoi se vetëm në Kroaci nga gushti i vitit 2017 deri në gusht të vitit 2017 ka rritje prej 31 përqindëve për emigracionin ilegal, në krahasim me vitin e kaluar.

Trpe Stojanovski, profesor në Fakultetin për siguri pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Shkup, tha se në Maqedoni në vitin 2018, sipas statistikave të BE-së identifikohet lëvizje e madhe e emigrantëve ilegalë.

Mirosllav Hovançik, ekspert në Departamentin për analiza në rrezik dhe statistika pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sovakisë, kapacitetet e kufijve nuk janë të mjaftueshme të përballen me valën e emigrantëve.

KNBE-MK është forum i hapur dhe i vazhdueshëm për dialog të çështjeve që kanë të bëjnë me reforma dhe nisjen e bisedimeve për integrim të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori