Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se Ligji për Zgjedhjet i miratuar në vitin 2023 e ka përcaktuar qartë çështjen e regjistrimit të partive politike, por edhe certifikimin e tyre për zgjedhje.
Miftaraj ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i certifikojë në mënyrë automatike të gjitha partitë politike, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.
“Ligji për zgjedhjet, konkretisht neni 16 përcakton në mënyrë të qartë që të gjitha partitë politike të regjistruara, automatikisht duhet të certifikohen dhe për këtë s’ka fare nevojë për votim e as për procedura të tjera”, ka theksuar Miftaraj, transmeton RTKlive.
Sipas tij, neni 14, të cilit iu ka referuar Presidenca në reagimin e djeshëm, i ka paraparë situatat kur partitë politike të cilat janë të regjistruara, por ka thënë se Presidenca duhet ta lexojë edhe nenin 16. Miftarajt ka sqaruar se kur partitë politike të regjistruara janë subjekt i procedurave penale me një aktgjykim të formës së prerë dhe të cilat janë shpallur kundërkushtetuese, atëherë të njëjtat nuk mund të certifikohen, por ka thënë se ky nuk është rasti me Listën Serbe.
“Presidenca nuk është mirë ta lexojë Ligjin për Zgjedhjet vetëm nenin 14, duhet ta lexojë edhe nenin 16, sepse neni 14 që i referohet në komunikatë zyra e Presidencës përcakton që partitë politike që kanë cenuar rendin kushtetues juridik në Republikën e Kosovës në një farë mënyre mund të bëhen pengesë për t’u certifikuar. Sidoqoftë që ky nen të zbatohet në praktikë, KQZ duhet të ketë në dorë një aktgjykim të formës së prerë të gjykatave, e i cili nuk ekziston”, ka shtuar ai.
Ai reagimet e tilla për moscertifikim të Listës Serbe i ka vlerësuar si parafushatë dhe lojëra politike në emër të patriotizmit.
”Por konsideroj se patriotizëm më të madh sot në Republikën e Kosovës nuk ka se sa të zbatohet Kushtetuta, të respektohen institucionet dhe në një farë mënyrë të ruhet demokracia. Jam i sigurt se fatura e të gjitha këtyre lojërave politike që po bëhen në këtë periudhë do të paguhet në raportet ndërkombëtare, me raportin e vëzhguesve të pavarur që tashmë kanë filluar monitorimin e parafushatës dhe çështjeve tjera me të cilat po përballet Kosova për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka nënvizuar Miftaraj.
Lëvizja Vetëvendosje, të enjten, ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo parti ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e mbajtur më 31 dhjetor tha se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që ai e drejton, duke e konsideruar certifikimin e Listës Serbe si çështje të mbyllur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Hoxha: Zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhnin krizën politike, koalicioni i 'zemrave dhe trimave' mes LVV-PDK është zgjidhja

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm