Microsoft është duke e lansuar në treg telefonin e saj Android me ekran të dyfishtë Surface Duo me 10 shtator, me çmim prej 1.399 dollarëve.
Pas disa muajve që drejtuesit e Microsoft e kishin paralajmëruar pjesërisht pajisjen në Twitter, kompania prej sot zyrtarisht po fillon me para-porositë për Surface Duo në SH.B.A. Porositë do të jenë në dispozicion në AT&T, online në faqen e Microsoft dhe Best Buy.
Ndërsa Microsoft kishte zbuluar dizajnin e Surface Duo në tetor, kompania i ka mbajtur specifikat e telefonit të saj relativisht të fshehta.
Pajisja përfshin dy ekrane të veçantë me 5.6 inç OLED (1800 x 1350) me një ratio prej 4: 3 që lidhen së bashku për të formuar një ekran – hapësirë të përgjithshme pune 8.1-inç (2700 x 1800) me një raport 3: 2. Për dallim nga modelet e palueshme si Galaxy Fold i Samsung, Surface Duo po përdor Gorilla Glass të vërtetë, dhe ekranet janë krijuar për të punuar në një mënyrë të ngjashme me monitorët e shumëfishtë në një PC Windows.
Microsoft është duke përdorur kamerën me 11MP f / 2.0, i cili do të përfshijë modalitete automatike për dritë të ulët, kapje multi-kornizë HDR, dhe një “super zoom” deri në 7x. Incizimet e videos në 4K dhe 1080p do të mbështeten në 30fps dhe 60fps, me stabilizimin e imazhit elektronik. Ekziston vetëm një kamerë në Surface Duo, e cila mund të përdoret si për video thirrjet por edhe si kamerë kryesore.
Surface Duo gjithashtu përbëhet nga procesori Qualcomm Snapdragon 855, 6 GB RAM, dhe deri në 256 GB memorie. LTE është në dispozicion në T-Mobile, AT&T dhe Verizon, por nuk ka mbështetje për 5G.
“Mbase kjo është një nga pajisjet më seksi që kemi krijuar ndonjëherë”, thotë drejtuesi i Windows dhe pajisjeve, Panos Panay në një konferencë shtypi përpara lansimit sot. “Surface Duo, bën gjëra që pajisjet me një ekran nuk mund t’i bëjnë, pikë.”
Microsoft ka qenë duke punuar ngushtë me Google në Android për Surface Duo. Microsoft duhej të bazohej në Android për arsyen e aplikacioneve mobile, veçanërisht pasi Windows Phone dështoi në treg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Faqja e re e Google ‘Aktiviteti im’ shfaq gjithçka që keni bërë (Foto)
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos