LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet dy herë më shumë Surface Studio PC sesa kishte në plan

Microsoft shet dy herë më shumë Surface Studio PC sesa kishte në plan

Microsoft kishte zbuluar Surface Studio PC në një ngjarje të mbajtur në tetor, dhe pajisja doli në shitje në ditët e fundit të muajit të kaluar. Surface Studio është përgjigja e Microsoft ndaj iMac të Apple, që sjell specifika të larta në formën të gjitha në-një.

Pajisja ka ekran të ndjeshëm në prekje të madhësisë 28 inç me rezolucion prej 4,500×3,000 piksel, procesorin Intel Skylake, RAM memorien prej 32 GB, diskun me 2TB dhe kartelën grafike Nvidia GeForce 980 GPU.


Me këto karakteristika, mund të pritet që pajisja të kushtojë dhe ashtu është. Surface Studio fillon me çmim prej 2,999 dollarëve dhe në bazë të konfiguracioneve të veçanta, çmimi mund të shkojë deri në 4,199 dollarë. Kështu, nuk mund të pritet që shitjet e njësive të mbërrijnë në miliona.

Megjithatë, një raport që vie nga Tajvani bën të ditur se Microsoft ka menaxhuar të shesë dy herë më shumë PC Surface Studio se sa që ka pritur. Shitjet e planifikuara në fillim për çerekun e katërt të 2016 kanë qenë 15,000 njësi ndërsa kërkesa reale ka rezultuar të jetë rreth 30,000 njësi.

Kështu, Microsoft ka kërkuar prodhimin e 30,000 njësive të reja nga partnerët prodhues dhe pret që këto pajisje t’i shet në çerekun e parë të vitit të ardhshëm.