LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet 80 milionë konsola Xbox 360

Microsoft shet 80 milionë konsola Xbox 360

Xbox 360 ka qenë një produkt jashtëzakonisht i famshëm për Microsoft, dhe tani kompania ka njoftuar se deri më sot ka arritur të shesë më shumë se 80 milionë konsola, Xbox 360.

Fillimisht Xbox 360 ishte lansuar në SHBA dhe Kanada, dhe më pas konsola ka arritur edhe në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas edhe në Japoni.

Në vitin 2010, Microsoft kishte prezantuar modelin e ri dhe të përditësuar të Xbox 360, për ta përcjell më pas edhe me Xbox Kinect, e cila gjithashtu i ka ndihmuar kompanisë të shesë më shumë konsola.

Muajin e kaluar, Microsoft është tejkaluar nga PlayStation 3 për nga shitjet mujore të konsolës, dhe kjo është hera e parë në 32 muaj që PlayStation 3 ka pasur rezultat më të mirë të shitjeve sesa Xbox One.


Microsoft është duke u bërë gati të lansojë gjeneratën e re të konsolës, Xbox One, e cila do të dal në shitje në nëntor, ndërsa mbetet të shihet nëse Xbox One do të jetë poaq e famshme sa Xbox 360. / Telegrafi /