LAJMI I FUNDIT:

Microsoft paralajmëron një pajisje misterioze për në fund të muajit (Video)

Microsoft paralajmëron një pajisje misterioze për në fund të muajit (Video)

Nëpërmjet një instalacioni të çuditshëm, Microsoft la bërë të ditur se do ta lansojë një pajisje misterioze për në fund të muajit.

Gjithçka që dihet sigurt, është se këtë pajisje do ta shohim më 24 shkurt, që i bie të jetë dy ditë para se të fillojë Mobile World Congress, që zhvillohet në Barcelonë, transmeton Telegrafi.


Copëza silikoni që kthehen në çipa, kube akulli të shkrira, fibra optike që krijojnë kabllo, janë ilustrime shumë të mira, po që nuk tregojnë asgjë konkrete.

Pas lansimit të pamjeve, ka pasur spekulime që mund të jetë pajisja HoloLens 2, për të cilën ishte thënë nga Microsoft se do të lansohet në fillim të këtij vitit. /Telegrafi/