LAJMI I FUNDIT:

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Microsoft lanson rrjetin e vet social

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në tërë botën.

So.cl përdor ndërfaqen programuese të motorit të kërkimit Bing, për të gjetur informacione të ndryshme, apo tematike, me kategori specifike, ndërsa më pas të njëjtat mund të komentohen, shkruan sot Clubic.com.

Lidhja në rrjetin social të Microsoft, i cili është zhvilluar nga Microsoft Research, bëhet duke bërë identifikimin përmes Facebook ose Windows Live. / Telegrafi /