LAJMI I FUNDIT:

Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë

Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë

Pas një javë spekulimesh Microsoft konfirmoi ditën e sotme se ka blerë GitHub, platformën popullore të kodimit.

Çmimi i blerjes është 7.5 miliardë dollarë. Në 2015-në, GitHub ngriti një investim prej 350 milionë dollarësh duke u vlerësuar atëherë me dy miliardë dollarë.


Ish-shefi ekezekutiv i Xamarin, Nat Friedman do të bëhet shef ekzekutiv i GitHub. Fakti që Microsoft zëvendësoi shefin ekzekutiv është një sinjal i qartë se do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Integrimin dhe Linkedinin, përcjell Telegrafi.

Microsoft pranë blerjes së GitHub
Lexo po ashtu Microsoft pranë blerjes së GitHub

Microsoft tha se GitHub do të vijojë të jetë një platformë e hapur për të gjithë zhvilluesit nga të gjitha industritë.

Deri në mars të 2018-së, GitHub kishte 28 milionë zhvillues pjesë të komunitetit dhe 85 milion depo kodimi duke u bërë hosti më i madh në botë i kodit.

I vetmi burim të ardhurash i GitHub janë shërbimet me pagesë që variojnë nga 7 dollarë në muaj për përdorues në 21 dollarë në muaj për përdorues. /Telegrafi/