LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Talat Xhaferi me vendimet e tij, po e vendos veten mbi të gjitha organet gjyqësore në vend

Mickoski: Talat Xhaferi me vendimet e tij, po e vendos veten mbi të gjitha organet gjyqësore në vend

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një emision televiziv ka akuzuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, se po e vendos veten mbi të gjitha organet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut.

“Talat Xhaferi e vendosi veten mbi të gjitha gjykatat në Maqedoni. Ai tani është gjyqtari mbi të gjitha gjykatat sepse e vendosi veten mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi gjyqtarët kushtetues dhe kompetencat e tyre dhe vendosi se referendumi ishte kundër Kushtetutës”, ka deklaruar Mickoski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka shtuar se Xhaferi ka përvetësuar të gjithë rendin juridiko-kushtetues në vend.


“Ai definitivisht e pushtoi, privatizoi rendin juridik dhe kushtetues në Maqedoni dhe dha aktgjykime. Ata nuk e kuptojnë se ai ka bërë dëm të përhershëm, sepse ajo që ka bërë mund të përdoret nga brezi i ardhshëm si rregull, sepse përjashtimi nëse bëhet një herë bëhet rregull dhe të gjithë do t’i referohen atij rregulli”, ka nënvizuar Mickoski.

Për shkak pezullimit të rendit juridik dhe kushtetues të Maqedonisë, nga ana e Xhaferit, Mickoski edhe njëherë ka kërkuar që koalicioni qeveritar duhet të largohet, sipas tij për hir të Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori