LAJMI I FUNDIT:

Mickoski shkarkon edhe Mijallkovin

Mickoski shkarkon edhe Mijallkovin

Komiteti Qendror (KQ) i OBRM-PDUKM-së sonte shkarkoi nga funksionet partiake nënkryetarin Mitko Jançev dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv Konstadin Bogdanovski.

Por, këta nuk ishin të fundit. Mickoski e ka përjashtuar nga partia edhe ish shefin e Kundërzbulimit në Maqedoni, Sasho Mijallkov. Ndryshe, Mijallkov njihej edhe si skenarist i pushtetit të OBRM-PDUKM-së, gjatë viteve 2006-2017.


Arsyeja është se Mijallkov i ka përgatitur votimin e tetë deputetëve të partisë në favor të Zoran Zaev, në këmbim të “koalicionit të krimit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për të njejtën arsye u shkarkua edhe Nikolla Todorov, ish-ministër i shëndetësisë. Nënkryetari, Aleksandar Nikollovski uroi koalicionin mes Mijallkov dhe Zoran Zaev dhe Vice Zaev, vëllai i kryetarit të LSDM-së, duke e quajtur koalicioni i krimit.

Përndryshe Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së, të premten përjashtoi nga partia edhe shtatë deputetë me arsyetimin se kanë tradhëtuar partinë dhe popullin duke votuar për nevojën për të ndërruar katër nenet e Kushtetutës së Maqedonisë dhe emrin e vendit. Nga këta deputetë kërkuan edhe kthimin e mandateve tek partia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori