LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qëllimi i lidershipit në Sofje nuk janë bullgarët në Kushtetutë, duan të tregojnë muskuj

Mickoski: Qëllimi i lidershipit në Sofje nuk janë bullgarët në Kushtetutë, duan të tregojnë muskuj

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar mosshfaqjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, gjatë takimit me kolegun e tij bullgar Rumen Radev.

Mickoski tha se me këtë Bullgaria tregoi synimet e saj të vërteta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në të kaluarën kur poshtërohej dinjiteti maqedonas, nuk kishte asnjë reagim. Tani gjërat janë zgjidhur kështu, diplomatikisht, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi politikë diplomatike me shtyllë të lakuar. Kur të kalohet vija e kuqe, duhet të reagosh”.


“Ajo që është më e rëndësishme për mua, Evropa dhe bota mund të shohin se cilat janë synimet e vërteta të lidershipit të Sofjes. Nuk janë për bullgarët në Kushtetutë. Aty nevoja për të treguar muskujt është shumë më e madhe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i përgjigjemi me dashamirësi marrëdhënieve të mira fqinjësore, por atëherë kur të kalohen vijat e kuqe duhet të ndërhyjmë, siç është edhe tani kur ambasadorit të fqinjit tonë lindor do t’i dorëzohet notë proteste”, tha Mickoski.

Ndryshe, dje gjatë një takimi të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me homologun bullgar Rumen Radev, nuk u vendos flamuri i RMV-së, gjë që shkaktoi reagim tek maqedonasit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori