LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Propozova Afrim Gashin që të bëhet kryeministër por BDI dhe LSDM refuzuan

Mickoski: Propozova Afrim Gashin që të bëhet kryeministër por BDI dhe LSDM refuzuan

Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristjan Mickoski i cilësoi si fyese komentet e kryeministrit Edi Rama në samitin e fundit rajonal të Selanikut, ku e prezantoi shefin e qeverisë së Shkupit, si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore.

Në një intervistë për “Syri Televizion” me gazetarin Çim Peka, Mickoski tha se komente të tilla nuk mund të bëhen për një vend fqinj.


“Jemi mjaft të acaruar si popull dhe gjëja e fundit që prisnim nga një fqinj i mirë, mënyra se si sillet Rama, publikisht, ishte pikërisht kjo batutë dhe thashë, pavarësisht nga përkatësia e çdo kujt, askush nuk duhet të thotë një fyerje të tillë”, u shpreh Mickoski.

Ai nuk u shpreh i qartë rreth projektit ‘Ballkani i Hapur’, por nga ana tjetër tha se vendi i tij duhet të mbështetet tek Pocesi i Berlinit.

“Së pari duhet të shohim se cili është synimi i këtij procesi dhe më pas do të vendosim për opozitën tonë. Deri më tani ne nuk e dimë thelbin, substancën e kësaj iniciative, por sigurisht që jemi pjesë e “Procesit të Berlinit” sepse të gjitha vendet e Ballkanit janë pjesë e “Procesit te Berlinit”.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së u pyet edhe për bashkëqeverisjen me shqiptarët dhe mundësitë që një ditë vendi i tij të ketë një kryeministër shqiptar.

Deklaratat e Mickovskit ishin të papritura rreth kësaj çështje.

“Unë kam propozuar që një shqiptar të jetë Kryeministër. Unë i kam ofruar zotit Afrim Gashi që të bëhet Kryeministër në një konferencë publike. Asokohe social demokratët dhe BDI vendosën që ta hedhin poshtë propozimin tim dhe çështja kryesore nuk është a pranojmë ne apo jo por përse social demokratët e kundërshtuan propozimin tim? Ndoshta ngaqë Afrim Gashi nuk është pjesë e BDI-së dhe sipas Ali Ahmetit dhe politikanëve të tjerë BDI ka të drejtë të privatizojë interesat e shqiptarëve në vend? Bëni mirë që këto pyetje t’i bëni në një mënyrë tjetër. Përse BDI dhe social demokratët nuk pranuan propozimin tim që Afrim Gashi të bëhej kryeministër?!”, u shpreh Mickoski.

Shefi i opozitës maqedonase hodhi dritë edhe mbi prapaskenat që shoqëruan arratisjen e bujshme nga vendi të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

“Unë besoj se përgjigjja e duhur për pyetjen tuaj është se: Kush e la të ikte? Unë nuk kam qenë kryeministër kur qeveriste Gruevski, ka qenë dikush tjetër dhe ky është Ministri i Punëve të Brendshme. Kështu, përgjigjja ndaj pyetjes duhet të jepet nga dikush tjetër. Përsa i përket mendimit tim personal, askush nuk mund t’ia mbathë nga drejtësia” tha Mickoski.

Mickovski poashtu potencoi dhe problemet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut duke deklaruar se ajo është e kapur nga politika.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori