Mickoski nënshkruan marrëveshje me 15 parti të vogla, premton rindërtim të Maqedonisë
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në Shkup nënshkroi Marrëveshje për koalicion parazgjedhor për “Rindërtimin e Maqedonisë” me 15 parti politike më të vogla.
Pas nënshkrimi të kësaj marrëveshje, Mickoski theksoi se ky është koalicioni fitues që do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit dhe do ta formojë Qeverinë e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po bashkohemi rreth një platforme, vlerave dhe parimeve që ne besojmë. Vet emri i koalicionit tregon se është momenti ku atdheut tonë i duhet pikërisht rindërtimi. Rindërtimi nuk është vetëm slogan apo frazë politike, por vlerë që duhet ta përmbushin”, thotë Mickoski i cili shton se si koalicion kanë përgjegjësi të punojnë vazhdimisht për të arritur rezultate për të ardhme më të mirë dhe më të sigurt në shtet.
Mickoski thotë se edhe do të kritikojë por edhe do të ofrojë zgjidhje dhe se me vepra do të bëhet dallimi mes partisë së tij dhe LSDM-së.
“Pikërisht të gjitha reformat, të gjitha përpjekjet, parimet dhe vlerat rreth të cilave bashkohemi mund t’i unifikojmë me emrin e një projekti të rëndësishëm që quhet rindërtimi i Maqedonisë”, theksoi Mickoski.
Ai premtoi rritje të pagave për 25%, tatim i sheshtë për 8%, rritje të pensioneve për 20%, së paku katër miliardë investime të huaja dhe të brendshme, gazifikim, ndërtim të katër qendrave klinike në Maqedoni etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën