LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Në kontestin me fqinjin lindor, kërkojmë zgjidhje konstruktive dhe të pranueshme për të gjithë

Mickoski: Në kontestin me fqinjin lindor, kërkojmë zgjidhje konstruktive dhe të pranueshme për të gjithë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar Bashkimit Evropian dhe reformave, theksoi se vendi është i bllokuar nga një kontest irracionale dhe bilaterale, duke theksuar se procesi integrues ka vazhduar për një kohë të gjatë për vendin, i ngarkuar me shumë detaje që ndikojnë në shtimin e frustrimeve dhe pakënaqësive të menaxhimit të gjithë procesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur bëhet fjalë për dhënien e rezultateve të jashtme, nga jashtë, si shtet, shpesh kemi marrë vetëm fjalë, jo vepra. Rezultatet mungojnë, kemi vetëm detyrime. Dhe me kalimin e kohës, zhgënjimi u rrit në popull, pse tani kemi përsëri një gjendje tjetër, një kufizim tjetër. Dhe ne pyesim veten, në rregull, ne duhet të flasim si politikanë. Dhe tani duhet të qëndroj para qytetarëve të mi dhe të them: shikoni të dashur bashkëqytetarë, studentë të mi, duhet ta ndryshojmë sërish Kushtetutën”, theksoi kryeministri Mickoski.

Ai theksoi se fqinji lindor deri më tani nuk i është bindur 14 aktgjykimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për regjistrimin e shoqatës së maqedonasve që jetojnë në ato zona, ndërsa kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, gjë që tregon se ekziston mungesa e vullnetit për t’i afruar gjërat.


Mickoski theksoi se edhe nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, askush nuk garanton se ky është kushti i fundit për përmbushjen e një obligimi dhe se për 6 muaj nga tani nuk do të kërkohet asgjë shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori