LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Mënyra e vetme të kërkohet përgjegjësi është vetëm në zgjedhje

Mickoski: Mënyra e vetme të kërkohet përgjegjësi është vetëm në zgjedhje

Ky është akt i çmendur i demokracisë. Është e qartë intenca e pushtetit, afrohet fundi dhe nuk zgjehdin mjete për t’u mbrojtur nga krimi që e bënë deri më tani, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, lidhur me ndryshimet e Kodit penal që u miratuan sonte në Kuvend.

Gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Kanal 5, mu para votimit të ndryshimeve, në pyetjen se kur deputetët e OBRM-PDUKM-së do të luftojnë kundër kësaj, ai u përgjigj se mënyra e vetme të kërkohet përgjegjësi është vetëm në zgjedhje.


Lidhur me spekulimet se këto ndryshime paraqesin marrëvehsje të heshtur mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, ai theksoi se kjo duket joserioze dhe qesharake.

Në pyetjen nëse këti ndryshime mund të bëhen në ndonjë korelacion me tentimin për ndryshime kushtetuese, u përgjigj se nuk ekziston diçka e tillë.

I pyetur se si i komenton spekulimet se në rrugën eurointegruese të Maqedonisë, Hristian Mickoski do të vendosë veto, ai tha se janë qesharake dhe marrëzi.

Lidhur me çështjen për takimin me zëpvendës ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, Mickoski theksoi se ky ishte takim i karakterit të mbyllur ku këmbyen argumente në emër të raporteve të mira të partneritetit.

Tërë ajo që është e gabuar nga qeveria aktuale, shtoi, “që prej tnai bëjmë përpjekje ta korrigjojmë, e më pas si qeveri e ardhshme ta sjellim këtë proces në binarë të vërtetë”.

Lidhur me atë se çka do t’u ofrojnë qytetarëve si qeveri e ardhshme, ai u përjgigj se kanë program jashtëzakonisht cilësor i cili do të ofrojë zgjidhje për shumë probleme sistematike.

Në pyetjen nëse pret aktvendim konkret për onkologjinë, ai tha se është monstruoze dhe mafioze sjellja e pushtetit në këtë rast, ndërsa drejtësi, siç shtoi, pas ndërrimit të pushtetit do të ketë edhe për rastet “Besa Trans” dhe për zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Lidhur me komentin e zëvendëskryeministrit Grubi se ndryshimet e KP janë kërkesë ekskluzive e OBRM-PDUKM-së, ai u përgjigj se grubi edhe më parë ka thënë gjëra prë të dhe partinë e tij, por, siç tha “pothuajse asgjë nuk është e saktë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori