LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Mbrojtësit e fundit të krimit të ish-qeverisë janë disa nga gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm

Mickoski: Mbrojtësit e fundit të krimit të ish-qeverisë janë disa nga gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke folur lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kërkesën për dorëheqje të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, theksoi se në gjyqësor nuk duhet të ketë anëtarë partiakë.

“Mbrojtësi i fundit dhe mburoja solide në momentin e ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së janë disa nga gjyqtarët dhe disa nga prokurorët, në mesin e të cilëve është edhe personi për të cilin po flisni tani. Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës”.


“Por fatkeqësisht ka nga ata që mbeten shërbetorë partiakë dhe që vlerësojnë se kur e veshin togën, në vend që të harrojnë privilegjet partiake dhe ata që i propozuan atje, ata janë ende shërbëtorë besnikë të atyre që në atë kohë i propozuan të jenë aty ku janë, sepse kështu janë ligjet dhe procedurat”, u përgjigj Mickoski.

“Veçanërisht do të theksoja sjelljen e një prokurori të disa ditëve më parë, i cili vendosi që në vend që të jetë prokuror dhe mbrojtës i shtetit të së drejtës dhe drejtësisë, të jetë shërbëtor besnik dhe i poshtër i një partie që ishte në pushtet për shumë vite dhe ishte pjesë e koalicionit në ish-qeverisjen”, sqaroi Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Kalo në kategori