Mickoski këmbëngul për reforma rrënjësore në Këshillin Gjyqësor: Ky institucion nuk ka legjitimitet dhe as kredibilitet

Kryeministri Hristijan Mickoski insiston për reforma rrënjësore në Këshillin Gjyqësor, apo organin kryesor që veç tjerash, zgjedh dhe shkarkon gjyqtarët. Ai, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, thotë se ky trup nuk ka legjitimitet te qytetarët dhe për këtë duhet të largohen nga pozitat.
“Një është e qartë se ky Këshill Gjyqësor kështu siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Ai ndoshta ka legalitet, por jo legjitimitet pasi kredibiliteti u është shkatërruar, besimi është në numër njëshifror të përqindjes, besimi është në nivel më të ulët historik dhe ajo që është me rëndësi është se nëse nuk ka vetëdije mes tyre që vetë të largohen, atëherë patjetër të ndërmarrim ndonjë hap që të mundet ata të ikin. Por, kjo nuk nënkupton se tani disa persona që e kanë sjellë situatën dhe gjendjen kështu siç është, t’i zëvendësojmë me të tjerë të cilët të do të vazhdojnë të njëjtin avaz”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Këshilli Gjyqësor është në fokus të reformave të paralajmëruara të Qeverisë së Mickoskit, e cila dështoi ta realizojë planin për shpërndarjen e tërësishme të saj. Ekspertët dhe faktori ndërkombëtar ngrenë alarmin se ky hap do të përbënte ndërhyrje direkte në pushtetin gjyqësor.
Por, Qeveria insiston se megjithatë duhet bërë diçka, pasi situata aktuale është katastrofike. Për këtë, në fund të nëntorit paralajmëroi një plan kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që e kanë kapur sistemin gjyqësor. Rastësisht ose jo, derisa priteshin rezultatet e planit, dha dorëheqje Vesna Dameva, kryetarja e Këshillit Gjyqësor.
Dameva, u ankua për trysni politike nga kryeministri Hristijan Micksoki dhe deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski. Sipas Damevës, qëllimi i pushtetit me reformat në gjyqësor është që anëtarët aktual të Këshillit t’i zëvendësojnë me njerëz të afërt të tyre.
Derisa vazhdojnë kritikat e ashpra të Mickoskit dhe paralajmërimet për shpërndarje apo reforma rrënjësore, Këshilli Gjyqësor ka caktuar seancë për më 3 janar, në të cilën pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?