Mickoski: Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se tragjedia nga zjarri në Koçan, përveç kujdesit për të lënduarit dhe mbështetjes për familjet, ka hapur edhe çështjen e përgjegjësisë.
Duke folur në “Konferencën ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan”, ai theksoi se në një shoqëri demokratike tragjeditë nuk duhet të mbeten pa përgjigje dhe se qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën.
Sipas Mickoskit, tragjedia ishte një dhimbje jo vetëm për Koçanin, por për të gjithë vendin, pasi shumë jetë u humbën dhe shumë familje u prekën.
Ai tha se dita e aksidentit ishte një nga ditët më të vështira të jetës së tij dhe theksoi se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi.
Kryeministri shtoi se pret që prokuroria dhe gjykatat të japin përgjigje për përgjegjësit, duke theksuar se problemet lidhen edhe me dështime sistemike të krijuara ndër vite.




























