Mickoski: Deri më tani dihen 33 kandidatët e OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet lokale, po punohet edhe për 17 komunat e mbetura

Kryeministri Hristian Mickoski sot kumtoi se në mbledhjen e Komitetit të OBRM-PDUKM-së mbrëmë është sjellë vendim për tetë kandidatë të rinj për kryetarë të komunave, siç tha, sipas bindjes së tij edhe kryetarë të ardhshëm të komunave.
OBRM-PDUKM, theksoi Mickoski, deri më tani ka kumtuar 33 kandidatë për kryetarë komunash, ndërsa për momentin po bëhen matjet edhe për 17 komuna.
Pritet numri për kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale të rrumbullakësohet deri nga mesi i korrikut.
"Praktikisht të gjitha komunat t'i kenë emrat e kandidatëve. Gjithashtu disa nga kandidatët që do t'i mbështesim që në rrethin e parë janë kandidatë nga partnerët e koalicionit, të cilët vijnë si nga OBRM-PDUKM-ja. Por edhe në kuadër të koalicionit të brendshëm për të parë se si do të tregohen matjet e mendimit publik, kështu që, edhe nëse edhe më tej kemi potenciale të caktuara, të cilat janë mbi kapacitetet e OBRM-PDUKM-së, ne nuk kemi problem si parti politike t'i mbështesim. Kështu që pres i tërë ky proces të kompletohet diku nga fundi i gjysmës së parë të korrikut", deklaroi Mickoski.
Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së mbrëmë vendosi edhe sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgjia Sajkoski të jetë kryetar i Shtabit zgjedhor republikan, i cili do ta udhëheqë fushatën për zgjedhjet lokale.





















































