LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi, duke i refuzuar rrethanat e propozuara

Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi, duke i refuzuar rrethanat e propozuara

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në konferencë për shtyp pas takimit të liderëve ka thënë mes tjerash se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të një qëndrimi duke refuzuar rrethanat e propozuara nga Qeveria për ndryshimet kushtetutese, njofton Telegrafi Maqedoni.

“44 deputetët e OBRM-PDUKM-së janë të vendosur për të mbështetur qëndrimet e partisë për të mos mbështetur këto ndryshime kushtetutese. Kovaçevski kishte propozime për të votuar ndryshimet kushtetuese, e pastaj të shkohet në zgjedhje, kurse unë i propozova që ndryshimet kushtetuese të ndodhin me kushtin që ato të jenë kushti i vetëm që menjëherë të fillojmë rrugëtimin me BE-në” tha Mickoski mes tjerash.


Ai spjegoi se kërkon trajtim të njejtë nga BE, duke i dhënë Maqedonisë integrim në BE dhe prej atij momenti të vlejnë ndryshimet kushtetutese.

Mickoski gjithashtu tha se në një qeveri të përbashkët për ndryshimet kushtetuese kërkon nga LSDM që BDI të mos jetë në strukturën qeveritare e cila do t’i bënte ndryshimet kushtetuese.

Përndryshe, në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori